Fiton Tramp në Amerikë! Loja e fatkeqësisë: 9 i 11-ti, apo 11 i 9-ti?

Zgjedhja e presidentit Donald Tramp në Amerikë ka qënë një lojë botërore edhe për sportin. Secili ka qënë i lirshëm të preferonte midis zonjës Klinton dhe zotit Tramp,  duke zëvëndësuar, të paktën një herë, duelin e pengmarres midis Mesit dhe Kristiano Ronaldos. Trumfi i Donald Trampit ka befasuar mbarë botën, por më shumë amerikanët, që “nuk e dinin se kishin shkuar kaq larg”. Kanë mbetur me gisht në gojë edhe yjet e basketbollit amerikan, që e kishin bërë “kosh” të sigurtë, nga distanca, fitoren e Hilari Klinton. Flitet për gjigandë si Xhejms e Duran.

Kevin Duran ka bërë një pyetje me spec për kolegët e NBA-së: cila datë është më e keqe, 9 i 11-ti, apo 11 i 9-ti? Një lojë shifrash që do të thotë: 9 nëntori i sotëm, apo 11 shtatori i Kullave Binjake? Triumfi i Tramp, duket si fatkeqësi për Duran dhe miliona të tjerë.