Donald Tramp zbulon sekretin: Nadali – sportisti im më i dashur!

Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, zbuloi se kush është sportisti i tij më i dashur. Në pritjen që ai i bëri kryeministrit të Spanjës, Mariano Rahoj, Trampi zbuloi se cili sportist e frymëzon atë më shumë. Para se të bëhej president i SHBA-së, Trampi shkonte shpesh që të shihte turneun Grand Slem, US Open, duke bërë tifozllëk, sidomos, për tenistin spanjoll, Rafael Nadal.

“A e dini, ju, se cili është sportisti im më i dashur? Rafael Nadali. Ai më impresionon shumë, sepse ai do që të fitojë gjithnjë. Ai është një kampion i vërtetë”, i tha Trampi kryeministrit spanjoll, Rahoj.

Nëse këto vlerësime të larta do të ndikojnë, në mënyrë suplementare, te tenisti spanjoll, kjo mbetet për t’u parë, ndërkohë që, momentalisht, Nadali ndodhet në vendin e parë në listën e ATP-së, afro 2000 pikë para Rozhe Federerit.

Sfidanti.al