Dimitris Itudis është “Obradoviçi” i ri i Euroligës

Iu deshën vetëm 124 ndeshje për të arritur 100 fitore. Dimitris Itudis është për momentin trajneri më i mirë i Euroligës, ndërsa barazoi rekordin e trajnerit të Barcelonës, Çavi Paskual. As edhe një gjeni si Zheljko Obradoviç nuk e ka bërë këtë, ndërsa greku ka ambicie edhe më të mëdha në stolin e CSKA-së së Moskës.

Pasi fitoi titullin në Euroligë në 2016, ai po e udhëheq ekipin në një tjetër sezon të madh, ku mund të shpallet sërish kampion i Europës. CSKA e mbylli fazën e rregullt në vend të parë duke lënë prapa rivalët si Fenerbahçe, Olimpiakos, Panathinaikos apo Real Madrid.

Itudisi 47-vjeçar mbërriti në Moskë në vitin 2014, dhe përveç Euroligës ka fituar tri herë titullin kampion në Rusi. Ai përfitoi shumë duke punuar si ndihmës i Obradoviçit tek Panathinaikosi në vitet 1999-2012, e duke fituar bashkë me serbin 5 Euroliga, 11 tituj në Greqi dhe 7 Kupa të Greqisë.

Sfidanti.al