Derbi familjes, Venusi mund motrën Serena mbas katër vitesh

Tenistja amerikane, Venus Uiliams, mundi 2-0 (6-3,6-4) të motrën e saj, Serena, në raundin e tretë të turneut të Indiana Uellsit, duke siguruar kualifikimin më tej.

Motrat Uiliams kanë luajtur bashkë 29 ndeshje, 12 nga të cilat i ka fituar Venusi. Sidoqoftë, kjo është fitorja e parë e saj kundër Serenës mbas katër vitesh, që nga fitorja në Monreal, më 2014. Ndeshjen e fundit të dy motrat amerikane e kanë zhvilluar në finalen e Australia Openit, vitin e kaluar, kur motra e vogël, Serena, fitoi titullin dhe, më pas, mori një pauzë të gjatë, për shkak të shtatzanësisë. “Pauza e gjatë e ka bërë të veten, pasi nuk kam luajtur më shumë se një vit. Nuk jam e zhgënjyer nga humbja, por do të gënjeja, po të thosha se nuk doja të fitoja”, tha Serena. Ndeshjen e radhës, në këtë turne, Venusi e ka me Anastasia Sevastovën.

Sfidanti.al