Aksidenti I Bryant, Paulo Coelho do shkatërrojë dorëshkrimin e librit që po shkruante me të

Paulo Coelho, shkrimtari Brazilian më I lexuar e më I përkthyer në të gjithë botën,  ka vendosur të shkatërrojë dorëshkrimin e një libri për fëmijë që po shkruante së bashku me legjendën e basketbollit amerikan, kobe Bryant që të dielën humbi jetën në mënyrë tragjike në një aksident me helikopterin privat.

Autori I famshëm I ‘Ditari I një magjistari; dhe ‘Kimisti’ e bëri të ditur vendimin e tij nëpërmjet një postimi në rrjetin social Tëitter, menjëherë pasi mësoi lajmin e hidhur të aksidentit të yllit të Los Angeles Lakers me të cilin ishte gjithnjë në kontakt në mënyrë digitale.

‘Ishe më shumë se një lojtar I madh, I dashur Kobe Bryant. Mësova shumë duke komunikuar me ty. Do ta fshij dorëshkrimin e librit. Nuk ka më kuptim që ai të shkruhet-shkruante në postimin e tij, Paulo Coelho.

Coelho që regjiston mbi 225 milionë libra të shitur në gjuhën portugeze dhe në 80 gjuhë të tjera në 170 vende të vbotës filloi të diskutojë për këtë libër me Bryant në vitin 2016 kur sportisti deklaroi tërheqjen nga basketbolli. Vetë Bryant ishte një admirues I Coelhos dhe veprat e brazilianit ishin më të preferuarit të tij.

Sfidanti.al