Turpi i shoqërisë moderne! Shet medaljet olimpike që të jetojë!

Në 1972, në sportin botëror lindi një yll i madh. Quhej Ollga Korbut, gjimnaste e Bashkimit Sovjetik (BRSS), që dominoi disiplinën e saj në Lojrat Olimpike në Mynih pikërisht në 1972, si dhe shkëlqeu në 1976 në Montreal. Ollga Valentinovna, legjenda bjelloruse dhe sovjetike, ditët e fundit është detyruar të shesë pjesën më të madhe të koleksionit të saj të medaljeve për të mbijetuar.

E vendosur në Arizonë të SHBA-së që në 1991, e mbiquajtura “trumcaku i Minskut” (për shkak të trupit të vogël rreth 1.50 metra të gjatë), Ollga kaloi peripeci të mëdha financiare dhe u detyrua të shiste lavdinë e saj kundrejt një vlere prej 217 000 eurosh. Është vërtet një turp që kjo sportiste e madhe, tri herë kampione olimpike në Mynih, dhe e para që bëri  “salton mortale” të kërcënohej për mbijetesën e saj dhe të largonte nga vetja një nga gjërat më të shtrenjta, kujtimin dhe identitetin e saj sportiv. E tillë është pra bota sot, të shikon edhe të vdesësh dhe thjesht të kthen në një objekt argëtimi, vlera e vetme e të cilit është komerciale.

Sfidanti.al