Ronaldo i paparë, kurrë nuk luajti më pak, e nuk shënoi më shumë

Nëse shikojmë statistikat nga 1 janari deri në 8 prill, vërejmë se Kristiano Ronaldo nuk ka qenë kurrë më mirë sesa sot, në karrierën e tij. Ylli i Realit, bashkë me rrjetën ndaj Atletikos, arriti në 24 gola në vitin kalendarik 2018, dhe kjo vetëm në 15 ndeshje të luajtura. Mesatarja e numrit 7 madrilen është 1.6 gola për ndeshje, diçka që shumë-shumë rrallë mund të jetë parë në futboll.

Kjo gjë nuk ka ndodhur kurrë në 9 vitet që ai ndodhet në Madrid, edhe pse sot Kristiano është 33 vjeç. Në vitin 2013, ai ishte mjaft mirë me 23 gola në 20 ndeshje (1.15 gola për ndeshje), në 2012 pati 24 gola në 23 ndeshje (1.04), ndërsa në të gjitha vitet e tjera ishte më poshtë sesa 1 gol për ndeshje.

Reali dhe Zidan shpresojnë që Ronaldo të vazhdojë me këtë formë dhe ta ndihmojë ekipin që të kualifikohet për në finalen e Championsit në 26 maj në Kiëv, si dhe ta fitojë trofeun e madh.

Sfidanti.al