Nejmar, ose “efekti domino” nëse superylli ikën nga PSG-ja!

Sa shumë nënshkrime kanë mbetur në ajër për shkak të vetëm njërit. Mungon firma e Nejmarit për tek Barcelona, dhe Europa pret që një “efekt domino” të ndodhë nëse braziliani e realizon lëvizjen e ëndërruar. “Ney” po bisedon edhe me Realin, edhe me Barçën, ndërsa pasardhësi i tij tek Paris SG pritet të jetë Paulo Dibala. Nëse e quajmë të kryer këtë transferim të dyfishtë, atëherë Juventusi do të bisedonte me kënaqësi me Interin për Mauro Ikardin (që gjithashtu kërkon vetëm klubin e Torinos).

Interi, që në asnjë mënyrë nuk ka dashur që Ikardi të shkojë tek Juventusi, edhe mund të pranojë, dhe të trokasë menjëherë tek Roma për të marrë Edin Xhekon. Do të ishte edhe “qarku i mbyllur” për Juventusin, pasi Roma do të mendonte aty për aty për Gonzalo Higuainin. Natyrisht, të gjitha këtë ngjarje nuk varen vetëm nga transferimi i mundshëm i Nejmarit, që madje është tepër i vështirë, por nëse braziliani do të largohej nga Franca, do të ndodhte një “operacion zinxhir”.

Sfidanti.al