Cili është talenti më i madh e më i ri? Duket se e ka Dortmundi!

Padyshim që e meriton nofkën që i vendosin tipave të tillë në Gjermani, “fëmija ëndërr”, “ëunderkind”. i përket Dortmundit talenti më i ri dhe më i madh në futbollin europian tani për tani, pasi Jusufa Mukoko shënoi 6 gola për Borusian U19, duke qenë vetën … 14 vjeç. Kemi parë, e s’kemi parë, por që një 14-vjeçar të realizoi gjashtë herë për një ekip 19-vjeçarësh, kjo vështirë të ketë ndodhur më parë.

Fitorja e Dortmundit U19 ishte 9-2 ndaj Vupertalerit dhe Mukoko ishte njeriu që ra më shumë në sy. Gjëja më e bukur është se ky djalosh me origjinë afrikane nuk do të mundet të luajë për U19-ën edhe për dy vjet të tjera, pasi mosha e detyron të jetë në U17. Gjithsesi, asgjë nuk do ta pengojë trajnerin dortmundas të 19-vjeçarëve që ta thërrasë sa herë të dojë, madje një provë mund ta bëjë edhe Lysien Favre, tek “ujqërit e mëdhenj” që luftojnë ndaj Bajernit për Bundesligën.

Sfidanti.al