Francezi Paje xhonglon me çamçakëz, një arbiter shqiptar me …bilbilin!

Francezi Paje ka çuditur edhe Maradonën, mbretin e xhonglimit me sende të ndryshme,  kur është kapur duke bërë palexho me çamzakëzin, derisa, me një goditje mjeshtri e ka futur përsëri në gojë. Këto ditë xhonglimesh, edhe një shqiptar ka mrekulluar Bajernin e Mynihut me koifidencën e lartë me topin. Quhet Fabi Duro dhe “flet” me topin. Këto dy raste, sepse na kujtuan një xhonglim tjetër spektakolar. E ka realizuar një arbitër, tashmë është në pension,  dhe në vend  të topit ka telekomanduar ..bilbilin.

Historia e tij është unikale. Pas një loje me gabime në gjykim, e kishin goditur pas ndeshjes në fytyrë dhe në zemërim e sipër e kishte shkelmuar bilbilin me këmbën e djathtë sa  e fluturoi në qiell.  Nga kureshtja, ngriti kokën dhe..bilbili po binte sipër kokës. Hapi dorën dhe e zotëroi prapë. “ Ma dërgoi  Zoti dhe çfarë të bëja sipas jush? Vazhdova prapë gjykimin..”