WAG-sat e Barcelonës i bashkon pagëzimi i djalit të Fabregas

Gjatë periudhës së qëndrimit te Barcelona, Sesk Fabregas dhe bashkëshortja e tij Daniela Seman krijuan një miqësi të fortë me lojtarë të tjerë të Barcelonës dhe bashkëshortet apo të fejuarat e tyre. Kaq e fortë është kjo miqësi e krijuar sa nuk është aspak një cudi që ato bëjnë plane që të jenë bashkë gjithë kohes

Vetëm para pak kohësh i pamë ato të argëtohen së bashku në Ibiza gjatë një fundjave dhe tani është qyteti i Barcelonës vendi i takimit të tyre pasi ishte vendi i zgjedhur nga Daniela për të pagëzuar djalin më të vogël të lindur nga martesa me mesfushorin e Monakos.

Antonela Rokuco, bashkëshortja e Messit, Elena Galera, bashkëshortja e Serxhi Buskets, Romarej Ventura, e fejuara e Xhordi Albës dhe Sofia Balbi, bashkëshortja e Luis Suarez nuk deshën të humbasin në asnjë moment këtë eveniment. Dhe nuk mund të ndodhte ndryshe, që të gjitha u impenjuan për të shfaqur gjithcka në rrjetet sociale me fotot e tyre të shumta.

sfidanti.al