Totenhemi edhe nuk fiton, por Kejn ia uron ditëlindjen të fejuarës

I duhet edhe një gol që të arrijë në 100 të shënuar në Premier Ligë, veçse lumturinë e ka edhe nga anë të tjera. Harri Kejn pati kohë që të bënte një urim për ditëlindjen e së dashurës së tij, Kejt Gudlend. Kapiteni i Anglisë postoi një foto të tij me të fejuarën në rrjetet sociale, shoqëruar me dedikimin “Gëzuar ditëlindjen, dashuria e jetës sime”.

Shpresohet që Kejti të jetë vërtet dashuria e vetme e jetës së Harrit, ndërsa tifozët e Totenhemit shpresojnë që fanela e tyre të jetë dashuria e vetme sportive për sulmuesin e tyre. Të dielën ndaj Sauthemptonit, ai shënoi përsëri, ndonëse Spërsat nuk fituan dot dhe mbetën disi prapa Man. Junajtidit, Çelsit e Liverpulit në garën e fortë për kualifikim në Champions.

Sfidanti.al