Edin Dzeko bëhet baba për herë të tretë, prezanton vajzën e tij, Dalia

Edin Dzeko bëhet baba për herë të tretë. Amra, bashkëshortja e sulmuesit boshnjak të Romës solli në jetë vajzën e tyre Dalia, që është vajza e tretë e ciftit. Për t’u theksuar është se Amra ka e edhe një vajzë tjetër nga një lidhje e mëparshme .

Vetë Edin Dzeko e dha lajmin e bukur nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter me sulmuesin që ishte i pranishëm në momentin kur erdhi në jetë vajza e tij e tretë përpara se të bashkohej me skuadrën e Romës për ndeshjen e fundit miqësore të zhvilluar ndaj Cagliarit në Sardegna.

Serie A do të nisë sezonin e ri  fundjavën e ardhshme me Romën që do të luajë ndaj Veronës në 19 shtator.

Sfidanti.al