De Gea qetësohet me “heavy metal” në të hënën e trishtuar!

Në Britani thonë se e hëna e tretë e janarit quhet “e hëna e trishtuar” (Blue Monday), por këtë herë duket se yjet e Mançester Junajtidit dhe të Mançester Sitit nuk kanë qenë aq në “blue moode”. Portieri i “djajve të kuq”, David De Gea, bashkë me të dashurën e tij Edurne Garsian, zgjodhi të largonte trishtimin (nëse do ta kishte) në një koncert muzike “heavy metal”, apo shkurt “metal” siç njihet në gjuhën e përditshme popullore.

Portieri spanjoll, siç e tregon fotoja, u fotografua me artistët e grupit të njohur amerikan “Ëvejnxhid Sevënfold” (Avenged Sevenfold), grup që nuk refuzoi të pozonte me një fanelë të Mançester Junajtidit. Një tjetër spanjoll, Ander Herrera, zgjodhi të dilte për darkë me motrën e tij, Adrianën, në lagjen “Dinsgejt” (Deansgate) të Mançesterit. Diçitura e fotos së tyre postuar në rrjetet sociale, ishte e qartë: “Një darkë e bukur për të luftuar të Hënën e Trishtuar”. Sfidanti.alander herrera motra