Skënderbeu nuk gjen golin, Agostineli “mbetet” në klasën e tretë

Skënderbeu nuk arrin të fitojë në Gjirokastër dhe bashkohet sërish me Kukësin në krye të tabelës së klasifikimit. Ndërkohë që korçarët nuk arrijnë as të shënojnë, gjë që e kanë pasur të vështirë edhe me Salihin në fushë, që kur drejtimin e skuadrës e mori Agostineli. Pra gjithçka përfundon në 0-0, ndërsa për trajnerin Italian fillon sërish numërimi mbrapsht, i orëve të qëndrimit në krye të pankinës së kampionëve, meqenëse për të ky ishte edhe testi i tretë, i vendosur si kusht për vazhdimësinë nga presidenti Takaj.. Një ndeshje pa ritën edhe në këtë transfertë, madje në pjesën e parë, nëse mund të flitet për ndonjë rast të rezikshëm diku, ato janë regjistruar në zonën e Shehit, ku protagonist janë Rexhinaldo dhe Devi Bregu.

Në pjesën e dytë, korçarët që luajtën pa disa futbollistë të rëndësishëm, si Osmani, Radas, Nimaga dhe sigurisht Salihi, i morën frenat e ndeshjes në dorë, por nuk bën shumë për ta fituar ndeshjen. Ndërkohë që duhet thënë. se kampionëve i ka munguar një 11 metërsh në të 61’, kur Latifi u ndërpre në mënyrë të parregullt nga Bojom, ndërsa arbitri Cjapi i tregon kartonin e verdhë për simulim, pikërisht futbollistit të Kombëtares tonë. Ndërsa në Kukës, skuadra e Gjokës është më konkrete, duke dominuar, por edhe fituar pastër 2-0 ndaj Laçit, me gola të shënuar nga Matia Gvornekoviç në të 26’ dhe më pas ka dyfishuar avantazhin në të 65’, pas një ekzekutimi perfekt të Izair Eminit.