Laçi mund Luftëtarin kap Partizanin, por Bylisi ngec në Vlorë!

Laçi u ngjit mbi Partizanin në renditjen e Superligës shqiptare pas fitores së thellë ndaj Luftëtarit. Skuadra kurbinase triumfoi 4-0 me gola të shënuar nga Xhixha, afrikani Nuabueze dhe dy herë nga Teko. Epërsia e vendasve ishte e plotë dhe ata e konkretizuar duke arritur avantazhin 2-0 që në pjesën e parë, e duke vazhduar dominimin edhe pas pushimit.

Nën drejtimin e trajnerit Armando Cungu, Laçi ka humbur vetëm dy ndeshje dhe ka arritur 5 fitore, duke pasur përmirësim të ndjeshëm në klasifikim. Në kuotën e 25 pikëve, kurbinasit pretendojnë padyshim për Europën, por edhe për titullin kampion, ndërsa Luftëtari duket i paracaktuar për të zbritur në Kategorinë  e Parë.

Nëse Laçi bëri detyrën, Bylisi gaboi duke mos fituar dot në Vlorë. Përfundoi barazim ndeshja ndaj Flamurtarit, dhe skuadra nga Ballshi humbi shansin për të dalë e vetme në krye të renditjes. Pas këtij rezultati, Bylisi ka 24 pikë, ndërsa skuadra vlonjate mbetet në vendin e fundit dhe është kandidate numër 1 për të rënë nga Superliga.

Sfidanti.al