Guardiola dhe Siti e pësojnë nga “shpikja” e tyre televizive

Mançester Siti dhe Pep Guardiola u ankuan shumë që sherri i trajnerit në stadiumin e Uiganit u transmetua në televizion nëpërmjet kamerave të vendosura në ambientet e brendshme. Siti u përplas me trajnerin vendas, Kuk, duke e shtyrë e duke i folur ashpër atij, dhe kjo nuk bëri aspak përshtypje të mirë, ndaj edhe ankesa ishte për BBC-në, që kishte të drejtën e transmetimit të ndeshjes së Kupës së Anglisë.

Mediat menjëherë e “pickuan” Sitin, duke i thënë se vetë ai ka një kontratë me kompaninë Amazon për të vendosur kamera në stadiumin “Etihad”, ku filmohet gjithçka. Marrëveshja e Sitit me Amazonin është për të bërë një dokumentar se çfarë ndodh “prapa perdeve”, dhe klubi anglez do të fitojë 10 milionë paund stërlina për lejen e dhënë.

Siti u përgjigj duke thënë se “ne i themi çdo skuadre që vjen në stadiumin tonë, se në korridore dhe në dhomat e zhveshjes ka kamera që regjistrojnë gjithçka, ndërsa BBC-ja nuk na lajmëroi”. Televizioni publik britanik e tha përgjigjen “flakë për flakë”: “Ne e kemi kontratën me Uiganin, ndaj nuk jemi të detyruar të informojmë të tjerët”. Ndoshta, Siti duhet ta gjejë fajtorin pikërisht tek Uigani.

Sfidanti.al