“Bombë” në median turke: Gallatasaraji do të përlajë  një “djall”

Media turke bën të ditur se ekipi që drejtohet nga trajneri legjendar Fatih Terim, verën e ardhshme, do të mund të përforcohet me futbollistin belg të Mançester Junajtidit, Maruan Felaini. Ky mesfushor korpulent ka ende disa muaj që t’i mbarojë kontrata me “djajtë e kuq”, kështu që, në shpesh raste, është thënë se ai do të largohet nga Junajtidi, madje, u tha se mund të largohej që në janar, por, sidoqoftë, ka edhe zëra se ai do ta vazhdojë qëndrimin në “Old Trafford”.

Por, megjithatë, sikurse shkruajnë mediumet turke, ai ka vendosur që të largohet nga Junajtidi dhe që karrierën e tij ta vazhdojë me ekipin turk Gallatasaraj që kryeson, aktualisht, kampionatin turk. Sipas tyre, Felaini ka rënë dakord që kontrata e tij të jetë katërvjeçare me opsionin që ta vazhdojë atë edhe një vit tjetër.

Sfidanti.al