Amin, përse nuk shkon të luash me Napolin? Ke frikë nga  Mafia siciliane..

Media italiane bën të ditur se Napoli, para disa muajsh, kishte nënshkruar një marrëveshje për transferimin e futbollistit të ri të talentuar të Ajaksit të Amsterdamit, Amin Junes, por, tani, papritur, merret vesh se realizimi i kësaj marrëveshjeje është komplikuar, për shkak të vetë futbollistit. Dhe arsyeja që ky sulmues anësor i ri gjerman paraqet për prishjen e marrëveshjes është e pazakontë.

Ky futbollist 24-vjeçar ka frikë nga ajo që mund ta presë në Napoli, ku, sikurse ai ka dëgjuar, vepron struktura famëkeqe mafioze “Kamora” që, në fakt, në të kaluarën, edhe i ka shkaktuar problem ndonjë futbollisti me emër, si për shembull, Hamshikut.

Sfidanti.al