‘Të humbur’ në përkthim, Milan-Ibrahimovic, MLS përgënjeshtron: Fjalët e Garber janë keqkuptuar

Orët e fundit në median evropiane është publikuar një lajm bombastik që vinte nga SHBA dhe që bëri tifozët e Milanit të ëndërrojnë dhe që fliste për rikthimin e Ibrahimovic te Milani që sipas mediave u konfirmua nga Komisioneri I MLS, Don Garber. Por shumë shpejt erdhi edhe përgënjeshtrimi duke e bërë zgjimin e tifozëve kuqezi shumë të hidhur; fjalët e Garber janë keqkuptuar pasi ai nuk ka thënë kurrë se Milani bleu Ibrahimovic

Ai që sqaroi cështjen ishte zv/presidenti ekzkekutiv I Departamentit Ekzekutiv të Komunikacionit në MLS, Dan Kurtmansh nëpërmjet një postimi në Tëitter duke saktësuar se Garber nuk foli për nënshkrimin me Milanin, por për një interesim të klubit italian në drejtim të sulmuesit suedez, I cili nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën e tij për t’u kthyer në Evropë

Fakti që Ibrahimovic tashmë 38 vjecar është në shënjestrën e Maldinit dhe Boban nuk u përgënjeshtruar nga MLS, por nga ajo që zbulohen nga burime  pranë klubit kuqezi, nuk ka pasur kontakte konkrete  me të, ndërkaq tifozët e Milanit mbeten në pritje

Sfidanti.al