Standard rumun: Politeknika e Timishoarës sajon bluzat!

Futbollistët e ekipit rumun të Politeknikës së Timishoarës, nuk dihet se për çfarë arsye, mbeten pa bluza në prag të ndeshjes që zhvilluan, jashtë fushës së vet, me ekipin rumun tjetër, Tërgu Muresh ASA, në kuadrin e kampionatit kombëtar të Rumanisë. Zyrtarët e klubit dhe lojtarët u gjenden në një pozitë të vështirë se çfarë bluzash do të vishnin që ta zhvillonin ndeshjen. Por doli dikush, brenda ekipit, që gjeti rrugëdaljen dhe lojtarët gjetën e veshën bluza të bardha, mbi të cilat ngjitën numrat përkatës plastikë. Duket se mungesa e bluzave të vërteta nuk e pengoi shumë Politeknikën që ta fitonte ndeshjen, jashtë fushës së vet, me rezultatin 4-2.

Sfidanti.al