Skandal! FIFA zgjedh golin me te bukur ne historine e boteroreve, por nuk eshte ai i Maradones me 1986

Goli me i bukur ne historine e Boteroreve eshte ai i meksikanit Manuel Negrete i shenuar ne Boterorin e vitit 1986. FIFA e beri te ditur kete ne faqen e saj zyrtare. Goli me goditjen fluturimthi i Negretes te shenuar ne fitoren 2-0 te Meksikes ndaj Bullgarise ishte ai qe mori me shume vota ne sondazhin e ndermare nga FIFA ne faqen e Facebook per Kupen e Botes nga 31 marsi deri ne 9 prill dhe ku moren pjese 100 mije perdorues te ketij rrjeti social.

Ne kete sondazh ishte bere nje perzgjedhje e 32 golave me te bukur ne historine e ketij evenimenti dhe mes tyre ishte edhe ai i shenuar nga Maradona ne ndeshjen me Angline, por qe nuk mori votat e duhura per te fituar si goli me i bukur ne historine e Boteroreve.

Sfidanti.al