Rokadë  kineze ne Milano, Lipi në vend të Montelës te Milani?

Kampion bote me Italinë dhe fitues i Ligës së Kampioneve me Juventusin, Marçelo Lipi, është opsioni nr.1 si trajner i ri i Milanit, nëse që nga ky klub do të largohet Vinçenco Montela, pozitat e të cilit janë lëkundur shumë, sidomos, mbas humbjes nga Roma në fushën e vet. Të paktën, kështu shkruajnë mediumet italianë, ndërkohë që “Gazeta delo sport” vinte në dukje, sot, se ditët e Montelës janë të numëruara, kështu që në këtë klub lombardian po kërkojnë alternativa të tjera. Lipi, momentalisht, është trajner i përfaqësueses së Kinës, por thuhet se një ofertë eventuale nga Milani ai nuk do ta refuzonte. Emra të tjerë alternartivë që përmenden si trajnerë të ardhshëm të Milanit, në rast të shkarkimit të Montelës, janë edhe ato të Karlo Ançelotit dhe Antonio Kontes.

Sfidanti.al