Prioriteti i Milanit? Fassone e ka të qartë; rikthimi në Ligën e Kampioneve

Rikthimi në Ligën e Kampioneve pas një mungesë të gjatë është objektivi madhor i Milanit,  gjë që u theksua edhe nga një prej drejtuesve të Milanit, Marco Fassione. Në një intervistë për median italiane, Fassone u shpreh qartë për atë që duhet të arrijë Milani që këtë verë  u bë protagonisti absolut në merkato me blerjet e futbollistëve. ‘Pronarët na e kanë bërë të qartë se cili është priroriteti ynë-tha Fassone-kualifikimi në Ligën e Kampioneve është objektivi minimal që mund të arrijmë. Milani është një gjigand që ka fjetur për 2-3 vjet, por që ka ardhur koha që të zgjohet. Jemi të kënaqur që jemi në Europa league, por shtëpia natyrale e Milanit është LKiga e Kampioneve’

sfidanti.al