Kutrone e merr vesh në aeroport se ishte shitur!?

Patrik Kutrone ishte pjesë e “ekspeditës” së Milanit në SHBA, por kur u kthye nga turneu në Itali, golashënuesi i ri u befasua nga lajmi se ai nuk do të jetë më pjesë e “rosonerëve”, sepse kryesia e klubit ka vendosur ta shesë atë.

Kutrone mbërriti në “Malpensa” të Milanos, duke ardhur nga Bostoni përmes Franfurtit, dhe menjëherë u rrethua nga gazetarët që donin të dëgjonin nga goja e tij komentin për shitjen tek Uollverhemptoni.

Thuhet se Milani kishte njëfarë kohe që po bisedonte me klubin e mësipërm të Premier Ligës dhe se çmimi i Kutrones, si fillim, është 18 milionë euro.

Kështu, Kutrone që sapo erdhi në Milano, do të duhet të niset për në Angli dhe, duke patur parasysh reagimet e para të vetë lojtarit, duket se ai nuk është shumë i kënaqur nga shitja tek Uollveri.

Sfidanti.al