Këshilli i FIGC; vullnet për rifillimin e Serie A,B dhe C

Këshilli i Federatës Italiane të Futbollit ka shfaqur vullnetin e saj për rifillimin jo vetëm të Serisë A, por edhe të Serie B dhe C. Synimi i presidentit të këtij institucioni, Gabriele Gravina është që të mbyllet sezoni në të gjitha kategoritë, dhe për atë kryesore kërkon që të evitojë zhvillimin e sfidave me playoff, që mbeten ende një zgjidhje emergjence nëse nuk do të jetë më koha teknike për të zhvilluar të gjitha ndeshjet e mbetura.

Sezoni 2019/2020 do të duhet të mbyllet zyrtarisht në 31 gusht, por turnetë do të duhet të mbyllen brenda datës 20 dhe e gjithë kjo ndodh ndërkohë që pritet vendimi përfundimtar i qeverisë italiane që do të jepet në 28 maj, sic u tha edhe nga Ministri Spadafora. Ndërkaq do të mbyllen përfundimsht të gjitha kampionatit e futbollit diletant nga Seria D e më poshtë

Qeveria italiane i ka pezulluar të gjitha eventet sportive deri në 14 qershor dhe FIGC iu përshtat këtij ndryshimi duke konfirmuar ndërprerjen e kampionatit deri në atë datë. Për momentin fundjava më e përshtatshme për rifillimin e Serie A është ajo e 20-21 qershorit, por mund të bëhet edhe një përjashtim për rifillimin e kampionatit në 13 qershor që ishte përcaktuar fillimisht nga Lega Calcio Serie A.

Por sic e ka thënë shpesh ministri Spadafora, gjithcka do të varet nga kurba e të prekurve nga coronavirusi në 7-8 ditë kur mund të vijë edhe miratimi përfundimtar për rifillimin e Serie A dhe përcaktimi i datës zyrtare. Ndërkaq pas OK për protokollin për stërvitjet kolektive, po studiohet edhe ai i rifillimit të Serie A.

Sfidanti.al