Italianët mjaft u ankuat për VAR-in, çfarë fati Fiorentina-Napoli

Nuk duam të themi se teknologjia ishte korrekte si “sahat zviceran”, përkundrazi. Gabimet ishin të mëdha në stadiumin “Artemio Franki” të Firences, por edhe mania për t’u marrë me “moviolën” në Itali është vërtet një ves kolosal. Le ta themi që në fillim se VAR-i gaboi për penalltinë që iu dha Napolit ndaj Fiorentinës, pasi Mertens bëri teatër dhe duhej ndëshkuar me karton. Gabimi i VAR-it ishte që nuk ndërhyri për të ndrequr vendimin e padrejtë të gjyqtarit Masa.

Momenti i dytë, për të cilin me të drejtë ankohen fiorentinët, ishte kur Elseid Hysaj mbajti me faull Frank Riberinë. Ishte ndërhyrje e gabuar, por duhej hetuar nëse ishte brenda apo jashtë zone. Arbitri Masa gjykoi për jashtë zone, ndërsa në të vërtetë ishte penallti. i drejtë 11-metërshi për “vjollcët”, në bazë të rregullave të reja të FIFA-s dhe UEFA-s. Fiorentina-Napoli ishte një duel i bukur, përtej këtyre, dhe përfundoi 5-4 për miqtë që shënuan me anë të Mertensit, Insinjes (penallti), Kajehonit dhe sërish Insinjes. Pulgar me penallti, Milenkoviç dhe Boateng realizuan për vendasit.

Sfidanti.al