Selltiku kampion i përjetshëm i Skocisë: 50 herë në fron!

Asgjë e re nga kampionati skocez. Selltiku siguroi titullin e 50-të të kampionit të Skocisë mbas fitores 3-0 në fushën e vet kundër Aberdiniit, duke u bërë kështu i paarritshëm dy raunde para mbarimit të kampionatit skocez.
Në tabelën e klasifikimit të këtij kampionati, Selltiku ka 12 pikë më shumë sesa Gllasgou Renxhersi i vendit të dytë. Për “bardhegjelbërit” ky është titulli i tetë radhazi i kampionit të Skocisë, si edhe trofeu i dytë gjatë këtij sezoni, duke qenë se Selltiku fitoi Kupën e Ligës së Skocisë dhjetorin e kalaur.
Selltiku mund të arrijë deri te kurrora e trefishtë, pasi më 26 maj ai do të luajë në finale të FA Kupës së Skocisë kundër Hartsave të Edinburgut.
Sfidanti.al