Ruleti i dëmtimeve te Barça: S’mjafton Mesi, por në dyshim edhe Dembele

Barcelona po e pret “El Klasikon” e radhës (Kupa e Mbretit) në një moment të keq për të. Veç Lionel Mesit të dëmtuar në ndeshjen e fundit kundër Valencias, tani edhe një lojtar tjetër kryesor i Barçës, Usman Dembele, është në dyshim të madh, nëse do të luajë këtë të mërkurë (6 shkurt) ndaj Realit. Ai, në fakt, e mori veten nga dëmtimi që pësoi dy javë më parë dhe pritej që t’i bashkohej ekipit që në ndeshjen me Valencian mori vetëm një pikë (2-2).
Por, tani ky futbollist francez ka ethe dhe vështirë se ai do të jëtë në gjendje që të luajë të mërkurën e ardhshme kundër Realit të Madridit në “Kamp Nou”. E shumta, sikurse thuhet, Dembele mund të qëndrojë ulur në stolin e rezervave.
Sfidanti.al