Rrëfimi I Lukakut: Diskutimi më I mirë motivues? Ai I Contes në derbi

Golin e parë me fanelën e Interit e shënoi ndaj Lecces, të dytin ndaj Genoa, ndërkohë që krijoi një raport të bukur me Lautaro Martinez e sidomios me trajnerin Conte, që mesa duket ka ditur të bëjë diskutimin më motivues në karrrierën e tij në derbin me Milanin, këto janë disa prej temava për të cilat foli Romelu Lukaku në një  bashkëbisedim me tifozët teksa përshkoi sezonin e tij me Interin.

‘Momenti më I mirë deri në këtë moment përkon me golin tim të parë me Interin sepse ai gol ishte fillimi I gjithckaje-tha Lukaku që nuk shfaqi asnjë dyshim se pas atij momenti ai shënoi edhe caste të tjera të paharrueshme.

‘Të luash në San Siro është madhështore-shtoi belgu për stadiumin milanez ku ai ka shënuar gola me peshë-goli më I bukur është ai I dyti I imi I shënuar ndaj Genoas duke treguar efhe aftësi teknike’.

Po derbi me Milanin? Lukaku në të dyja ndeshjet me kuqezinjtë ka hedhur firmën e tij.

‘Kur ishim në disavantazhin 0-2 ndaj Milanit, Conte na mbajti një fjalim madhështor motivues-shtoi sulmuesi belg-nuk na bërtiti aspak, na tha se cfarë duhet të bënim dhe ku të gjenim hapësira, ne bëmë pjesën tjetër.

Sfidanti.al