Ronaldo, alarm në Madeira; epiqendra e coronavirusit, 20 km larg vilës së tij

Ndizen sirenat e alarmit për Cristiano Ronaldon. Ishulli I Madeirës ku ai ndodhet aktualisht mund të mos jetë  më një prej vendeve më të sigurt në Portugali për të evituar rrezikun e prekjes nga Coronavirusi. Sipas asaj që publikohet në median portugeze është zbuluar një epiqendër te infekrimit me dhjetëra raste në Camera do Lobos, një qytezë në perëndim të Funchal ku ndidhet edhe vila ku po jeton Ronaldo dhe familjarët e tij.

Autoritetet lokale menjëhrë vendosën kordoinin shëndetësore përrrerh Camera do Lobis duke izoluar 18 mijë banorët ndërkohë që janë në pritje për të kuptuar sa është numri I të prekurve për të frenuar zgjerimin e kësaj epiqendre. Vila e Cristiano Ronaldot është rreth 20 km larg zonës së kuqe. Në ditët e ardhshme ylli I Juventusit do të duhet të kthehet në Torino për rifillimin e stërvitjes dhe për t’iu nënshtruar qëndrimit në karantinë për 14 ditë ashtu sic do të duhet të bëjnë edhe loijtarët e tjerë të Zonjës së Vjetër që janë larguar nga Italia.

Sfidanti.al