Ronaldo për Trajnerin e Vitit, Fernando Santos para Zidanit!

Është shumë e vështirë të fitosh Kampionatin Europian me Portugalinë. Ky është mendimi që e shtyn Kristiano Ronaldon që të votojë Fernando Santosin si trajnerin më të mirë të vitit 2016. Nuk ishte e lehtë për numrin 7 që të zgjidhte mes dy trajnerëve të tij, pasi edhe me Zinedin Zidanin doli kampion i Europës me Realin.

Gjithsesi, Kristiano është i bindur se francezi e pati më të lehtë sesa patrioti i tij dhe besohet se ka të drejtë. Pavarësisht nga zotësia e Zizusë, Reali është një skuadër që fiton Ligën e Kampionëve thuajse “me sy mbyllur”, sidomos kur është në sezonin e vet normal. Portugalia, në të kundërt, ka dështuar edhe kur ka qenë shumë mirë. Prandaj Ronaldo e ka ndarë mendjen për trajnerin e kombëtares “luzitane” dhe nuk besohet se Zidan do t’i mbajë mëri.

B. Kuka