Do të luhet të shtunën në orën 20:45. Ky është vendimi I prerë I Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) për ndeshjen ndaj Izraelit. Pas hamendësimeve në media lidhur me një shtyrje të mundshme, FSHF doli me deklaratë zyrtare duke konfirmuar ditën dhe orën. Gjithsesi, frika për ngjarje të papëlqyera ekziston ende. Autoritetet ushtarake izraelite I bënë thirrje tifozëve që të mos udhëtojnë për në Shqipëri, ndërsa Federata Izraelite informoi lojtarët se nuk do të mund të shkojnë në klubet e tyre në Europë që nga Rinasi.
Për arsye sigurie, do të kthehen të gjithë bashkë në Izrael, dhe pastaj do të shpërndahen. Lojtarët e Izraelit shprehen se ndihen të shqetësuar dhe se nuk mund të përqëndrohen për ndeshjen. Frikë edhe për sjelljen e tifozëve, pasi shembujt e këqinj nuk mungojnë. Tifozët italianë nderuan në mënyrë fashiste në ndeshjen e fundit ndai Izraelit, ndërsa tifozët boshnjakë bënë thirrje për Palestinën.
B. Kuka