Pse është ndryshe trajneri i Anglisë, Sauthgejt..

Areth Sauthgejt, trajneri i Anglisë ka bërë shumë elozhe për nacionales e Spanjës, edhe pse është e privuar nga ida futbollistë kur të ndeshen së bashku. Sapo ka mundur rivalët historikë të Skocisë me 3 gola, trajneri i “Tre Luanëve”  tregon se fati i tij  dhe i ekipit ka ndryshuar ndjeshëm. “ Është prova e së vërtetës kur të përballemi me Spanjën sepse ata janë një ekip me identitet dhe trajneri Julien Lopetegu di mirë nga sistemi i tyre i lojës sepse ka punuar edhe me 22 vjeçarët”.

Do të jetë ndeshja e katërt për Sauthgejtin kjo me Spnajën, pas Maltës, Sllovenisë dhe Skocisë, kur mori stolin në vend të trajnerit Allardajs që u largua në mënyrë të bujshme nga detyra. Nuk ka dyshim se Anglia e Sauthgejtit është një ekip që ka më shumë pasion për lojën, aq sa mund të zbulosh se trajneri pretendon të lërë gjurmë ndryshe nga paraardhësit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *