Van Nisterloj për Lukakun: Ka ardhur në kohën e duhur te Junajtidi

Sulmuesi legjendar holandez, Rud Van Nisterloj, bëri vlerësimin e tij për transferimin, gjatë verës, të sulmuesit Romelu Lukaku te Mançester Junajtidi. Nisterloj që kaloi pesë vite të suksesshëm në Old Traford, e di shumë mirë se çfarë do të thotë që ta mbash veshur mbi kurriz bluzën e “djajve të kuq” dhe kjo është arsyeja që deklaratat e tij janë me peshë.

“Ai e provoi veten tek Evertoni, kurse, tani, ndodhet para një sfide të re në një klub tjetër, kësaj radhe, shumë të madh. Është ndryshe të luash tek Evertoni dhe ndryshe te Junajtidi, kështu që hapi i tij mund të konsiderohet si një hap mentaliteti. Presioni mbi të do të jetë shumë ndryshe nga presioni në Mançester, por unë jam i bindur se ai do ta përballojë atë më së miri. Besoj se edhe bashkëlojtarët e tij në ekip do ta ndihmojnë që ai të kapë ritmin e duhur. Junajtidi, te Lukaku, gjatë 6,7 ose 8 viteve të ardhshëm, do të ketë një sulmues të shkëlqyer”, vuri në dukje Van Nisterloj në uebsajtin zyrtar të Mançesterit.

Sfidanti.al