Totenhemi ka një “bishë” të vërtetë, si mund të quhet veç Hari Kein!

Nëse Nejmari vlen 222 milionë euro, Ronaldo – 400 milionë, atëherë, Hari Kein vlen, të paktën 150 milionë euro… Sulmuesi i Totenhemit, Kein, po tregon një formë të shkëlqyer, gjatë këtij sezoni, ndërsa, në ndeshjen e fundit të Ligës së Kampioneve (LK) kundër Apoelit, ai vetëm se u kujtoi, edhe një herë tjetër, njerëzve se për çfarë lojtari bëhet fjalë.

Keini shënoi një tregolësh në fitoren 3-0 të Totenhemit kundër ekipit qipriot dhe ky tregolësh ishte, me të vërtetë, fantastik: Në min. e 39-të, Keini, fillimisht, shënoi me këmbën e majtë, ndërsa, më pas, në atë të 62-të – me të djathtën, kurse vetëm pesë minuta më vonë shënoi me kokë! Për Keinin, ky ishte tregolshi i 34-t më 2017!