Solskjer krahason Bruno Fernandesin me Kristiano Ronaldon!

I ka parë që të dy nga afër dhe mund të bëjë një vlerësim. Ole Gunar Solskjer, trajneri i Mançester Junajtidit, është shprehur se Bruno Fernandes i ngjan shumë Kristiano Ronaldos, në kohën kur ai ishte në “Old Traford”. “Bruno është si Kristiano, – tha norvegjezi, – në prezencën që ai ka, në ndikimin në skuadër dhe shtysën që i jep lojës sonë. Mund të them se ka të njëjtin ndikim si Ronaldo”. Bruno Fernandes ka 34 gola e asistë për “djajtë e kuq” që kur mbërriti në ekip në janar të këtij viti për 68 milionë paundë stërlina.

Sfidanti.al