Shireri pa dorashka: Drinkuoterin mos e thirrisini më në përfaqësuese!

Legjenda e futbollit anglez, Alan Shirer, dërgoi një mesazh të qartë lidhur me futbollistin që refuzoi ftesën për të luajtur me përfaqësuesen e Anglisë. Refuzimi i pjesëtarëve të caktuar të përfaqësueses angleze, kur është fjala për ndeshje miqësore, nuk është ndonjë gjë e rrallë. Një nga të fundit ishte futbollisti Denis Drinkuoteri që e refuzoi ftesën, duke paraqitur një arsye të rëndomtë. Me këtë rast, prononcimi i Shirerit ishte si më poshtë:

“Po bëj pyetjen, nëse do të bënit, ju, sikur jeni dëmtuar, po të ishte fjala për finalen e kampionatit botëror? Deni Drinkuoter, çfarë mendove, kur e refuzove ftesën për të luajtur me përfaqësuesen. Nëse nuk ke luajtur sa duhet deri tani që ishte edhe justifikimi yt që të mos luash tani, kur të bën ftesë, përse nuk e përpoqe që ta shfrytëzoje rastin? Për më tepër që bëhej fjalë për një ndeshje në ‘Uembli’ me Gjermaninë. Ti, me të vërtetë, nuk e meriton më që të thirresh, ndonjëherë, në përfaqësuesen angleze”, deklaroi hapur Shireri.

Sfidanti.al