Mbape, Verner, Haverc? Jo, Jurgen Klopi do një si Dejvid Bruksi!

Kur ishte tek Dortmundi “bëri prokopi” me polakë me emra të çuditshëm që njerëzit nuk dinin t’i shqiptonin, si Pishçek apo Blashçikovski. Tek Liverpuli, gjithashtu Jurgen Klopi nuk e ka harruar zakonin e vjetër, dhe ndërsa u fol shumë se mund të synonte Kilian Mbapenë, Timo Vernerin apo Kai Havercin, ja ku del që trajneri gjerman është pranë marrjes së … Dejvid Bruksit! Kush është ky, do të pyesin ata që shohin vetëm ndeshjet e 4 ekipeve të para të 5 ligave të mëdha! Është një mesfushor i Bornmuthit, ekipit që ra nga kategoria në Angli. Nuk vlen edhe aq pak, 35 milionë paundë stërlina, dhe është lojtar tipik nga ata që i duhen Klopit, i fortë fizikisht, i shpejtë, luftarak, që vrapon shumë, dhe i zoti taktikisht.

Sfidanti.al