Mançester Siti dominon formacionin e Premier League? E drejtë, është kampionia e vendit

Mançester Siti është skuadra që dominon formacionin ideal të kampionatit anglez të fiutbollit. Shoqata e futbollistëve në Britani, nuk ka ngurruar të bëjë përzgjedhjen e saj duke preferuar që në ekipin ideal të Premier Leagues të jenë 5 lojtarë të kampionëve të saposhpallur të Anglisë, 3 janë nga Tottenhami, 1 nga Çelsi, Mançester Junajtid dhe Liverpuli.

Kështu ata që përfaqësojnë skuadrën e Pep Guardiolës në formacionin ideal të kampionatit anglez janë Otamendi, Uoker, De Brëjne, David Silva,  Serhio Aguero.  Më saktë formacioni ideal i Premier League është ky:

Portier: De Gea i Mançester Junajtit

Mbrojtes: Uoker i Mançester Sitit, Otamendi Mançester Siti, Vertongen i Totenhamit dhe markos Alonso i Çelsit

Mesfushore: De Brëjne i Mançester Sitit, David Silva i mançester Sitit, Kristian Eriksen i Totenhemit

Sulmues: Sergio Aguero i Mançester Sitit, Herri Kejn i Totenhemit, Mohamed Salah i Liverpulit.

sfidanti.al