Man. Junajtidit i ranë “brekët”, hakersat duan miliona që të mos nxjerrin sekretet!

Nuk ka “shtëpi” pa të fshehta, ndërsa klubet e sotëm të futbollit, sidomos ata të mëdhenjtë, janë si qeveritë, pasi nëse sekretet e tyre dalin në shesh mund të ketë edhe jetë të humbura. Në një situatë të tillë, tepër të vështirë, ndodhet Mançester Junajtidi pasi është sulmuar nga disa vjedhës kibernetikë, nga disa hakersa, të cilët duan miliona paundë stërlina dëmshpërblim që të mos botojnë sekretet që kanë shtënë në dorë nga arkivat e “Old Trafordit”. Nuk dihet se cilët janë këta agresorë dhe sesa shumë para kërkojnë, por padyshim që i kanë vënë drejtuesit e klubit në pozitë të keqe. Me gjasë, kërkesa nuk do të pranohet pasi do të krijonte precedent, por imagjinoni se çfarë “bukurish” mund të dalin në pazar. Junajtidi ka deklaruar se sulmi nuk ka dëmtuar veprimin e përditshëm të klubit, ndërsa në Angli thonë se 70 për qind e organizatave sportive kanë provuar sulme të tilla.

Sfidanti.al