Konte mbyll çeshtjen Xheko: Eshte futbollist i Romes

Antonio Konte lehteson Euzebio di Françeskon. Trajneri italian i Çelsit mbylli perfundimisht çeshtjen Xheko duke konfirmuar qendrimin e tij te Roma.

‘Xheko eshte futbollist i Romes dhe do te mbetet i tille-tha Konte duke i shuar perfundimisht zerat e merkatos per sulmuesin boshnjak te cilat e shihnin ate tek Blute e Londres.

Por emri i Xhekos nuk ishte i vetmi nga Roma qe eshte i lidhur me ate te Çelsit. Se fundmi eshte folur edhe per nje kalim te Emersion Palmieri ne Stamford Bridge dhe Konte mohoi zerat edhe per te.

‘Nuk e kujtoj Emerson Palmieri. Eshte ne Itali qe nga sezoni i kaluar dhe beri paraqitje te mira me Romen. Por me pas pesoi demtim ne ligamente dhe tani po e merr veten. Nuk e di nese eshte gati per te luajtur, por jemi duke folur per nje futbollist per nje lojtar qe i perket nje skuadre tjeter-perfundoi trajneri i Çelsit.

Sfidanti.al