Ftohet ndjeshëm raporti Pogba-Murinjo; francezi lë Mançester Junajtid?

Problemet mes Zhoze Murinjo dhe Pol Pogba jo vetëm që nuk po sheshohen, por ato po shtohen akoma më shumë. Sipas revistës amerikane ‘Sports Illustrated’, raportet mes futbollistit dhe trajnerit portugez janë në nivelet më minimale dhe kjo mund të shtyjë mesfushorin e përfaqësueses franceze të largohet nga Mançester Junajtid pas 2 sezonesh pavarësisht se Djajtë e Kuq shpenzuan 105 milionë Euro për ta marrë atë nga Juventusi.

Me këtë rast të krijuar te Mançester Junajtid është krijuar një tendencë e re; të gjithë lojtarët e kësaj skuadre që kanë si agjent Mino Raiolën po mendojnë largimin nga Old Trafford.Kështu Ibrahimovic me shumë gjasa do të shkojë te Los Anxheles Galaksi në kampionatin amerikan të futbollit, Mkitarian është larguar tashmë në drejtim të Arsenalit dhe tani u shfaq cështja Pogba me francezin që tashmë ka tërhequr jo pak vëmendjen në Evropë.

sfidanti.al