Emanuel Peti: Bruno Fernandes një lider, Pogba jo, por dua t’i shoh bashkë!

Në jetën e tij të futbollit luajti për rivalët e mëdhenj të klubit të tyre, për Arsenalin. Flasim për Emanuel Petinë, ish-mesfushorin francez që jep një gjykim për dy yje të Mançester Junajtidit, Bruno Fernandesin dhe Pol Pogbanë. Peti, që luajti edhe për Monakon dhe Çelsin, thekson se në “Old Traford” prinin që pikërisht Pogba të ishte udhëheqësi i skuadrës, por kjo nuk ndodhi, dhe këtë rol e mori papritur, por natyrshëm portugezi.

“U supozua që lideri duhej të kishte qenë Pogba, por atij i mungon kjo cilësi, – theksoi 49-vjeçari, – Fernandesi ka ndikuar në mënyrë të ndjeshme. Brenda dy muajve ai u bë blerja më e mirë e janarit në të gjithë Europën. Ai ka ndikuar kaq shumë, duket sikur ka nja 6 vjet që luan për Mançester Junajtidin. Ai ka ndryshuar mentalitetin në skuadër, diçka shumë e vështirë për një lojtar që vjen në mes të sezonit. Gjithsesi, unë shpresoj që t’i shoh që të dy në fushë, në krah të njëri-tjetrit. Jam i sigurt, se do të jetë një dyshe e suksesshme”.

Sfidanti.al