Dy epoka ishin përballë në Kupën e Anglisë, Guardiola-Uarnok

Pep Guardiola është trajneri i majës së Olimpit. Katalanasi i ka të gjitha, është fitues, është spektakolar, është elegant, orator dhe ashtu si Bitëllsat në vitet 60-të, është ai që bën modën, dhe jo moda që e bën atë. Njeriu që punoi me Lionel Mesin, Ksavin dhe Iniestën, e që sot po punon me Kun Agueron e Kevin De Brujnin, pati përballë një “epokë” tjetër në Kupën e Anglisë.

Kjo epokë tjetër përfaqësohet nga Nil Uarnok (Neil Ëarnock), trajneri i niveleve popullore të futbollit anglez, që nga liga e pestë e deri (ndonjëherë) në Premier Ligë. Nëse Guardiola është fitues në nivelin “aristokrat”, Uarnok është triumfues në “lagjet punëtore”.

Ai ngjiti Skarboroun nga amatorët tek liga profesioniste në 1987, Nots Kaunti nga kategoria e tretë në të parën, Hadërsfild Taunin e ngjiti nga kategoria e tretë në të dytën, me Plimuthin u ngjit një kategori më lart, në Divizionin e Dytë (kategoria e tretë).

Në 1999, Nil Uarnok u bë trajner i Shefild Junajtidit duke e kualifikuar deri në gjysmëfinalen e Kupës së Ligës dhe të Kupës së Anglisë (në 2003), dhe duke e ngjitur në Premier Ligë (2006). Kristal Palasin e shpëtoi nga rënia nga kategoria.

Fitues në përballjen Kardif-Man. Siti ishte padyshim Guardiola, me golat e shënuar nga De Brujn dhe Stërling, edhe pse u desh një përpjekje e madhe për të thyer karakterin, vullnetin dhe disiplinën e të besuarve të Uarnokut.

Sfidanti.al