De Ligti me pagë modeste, Lingardi fiton para të mëdha si ”humbës”

Mançester Junajtidi i zhgënjeu edhe një herë tjetër tifozët e vet, duke qenë se nuk arrititë kualifikohej as për në Ligën eKampioneve, zuri vendin e 6-të dhe sezonin e ardhshëm do të konkurrojë në Ligën e Evropës.

Kuptohet se në këto kushte Junajtidi duhet tëbëjë ndryshime të mëdha dhe një nga kritikët më të ashpër të tij është legjenda e klubit, Roj Kin, që deklaroi:

“Shihni Matijs de Ligtin, ai është vetëm 19 vjeç, është kapiten i Ajaksit dhe ka një pagë modeste, kurse Rashfordi nuk shënon më shumë se 10 gola në sezon dhe nuk bën asgjë të veçantë, kurse Lingardi fiton 120 000 sterlina në javë dhe rri gjithë ditën në Instagram”.

Sfidanti.,al