Çfare kaosi rreth Rijad Mahrez; deklaron terheqje, por rezultoi e rreme

Media britanike dhe ajo evropiane eshte perfshire ne nje kaos per shkak te Rijad Mahrez. Sulmuesi i Lester, ne mengjesin e kesaj te marte kishte publikuar ne Facebook nje deklarate ku bente te ditur terheqjen ne menyre te menjehershme nga futbolli pikerisht ne moshen 27 Vjeçare. Ne postimin e tij theksohej gjithashtu se gjendja e tij mjekesore e detyroi ate qe te hiqte dore ne kete moshe.

Por per fat te mire, ky lajm rezultoi qe nuk ishte i vertete diçka qe u vu ne dukje nga Sky Sports sipas te te cilit profili zyrtar i Mahrez eshte sulmuar nga hakerat. Per me teper dyshimet rreth vertetesise se ketij postimi u ngriten edhe nga fakti se Mahrez nuk e kishte publikuar lajmin per lamtumiren e tij as ne Twitter, rrjeti social ku ai eshte me aktiv ne krahasim me te tjeret.

Sfidanti.al