Brendon Roxhers projektohet si pasuesi i Kontes te Çelsi

Shtohet lista e kandidateve per te marre drejtimin e Çelsit per sezonin e ardhshem; Brendon Roxhers. Media britanike tashme flet me siguri per mbylljen e aventures se Antonio Kontes me Blute e Londres edhe pse kontrata e trajnerit italian skadon me vitin 2019. Keshtu qe te Çelsi po mendohet seriozisht per kandidaturen e trajnerit aktual te Seltik qe per 4 vjet ka drejtuar te rinjte e Çelsit e me pas skuadren e dyte te kesaj skuadre perpara se te shkonte te Uatfordit ne 2009.

Ne krye te listes se pretendenteve vazhdon qe te qendroje Luis Enrike edhe pse asturiani ka preferuar te fitoje kohe, nderkohe qe ne gare jane edhe Alegri e Mauricio Sarri.

Nderkaq, Çelsi po mendon edhe per merkaton e futbollisteve dhe se fundmi eshte rritur interesi i drejtuesve te ketij klubi per Robert Levandovskin, agjenti i te cilit ka hyre ne kontakte me disa prej klubeve me te rendesishme dhe ne vijen e pare qendrojne Reali i Madridit, Mançester Siti e Liverpuli dhe tani duket se do t’i bashkohet edhe Çelsi.

Sfidanti.al