Portieri kilian: Kush qahet, Argjentina? Ajo ka marrë dy Botërore me hile!

Edhe pse kanë kalur kaq ditë nga mbarimi i Kopës Amerika, vazhdojnë reagimet lidhur me dy ndeshjet e fundit të Argjentinës, kartonin e kuq të Mesit, ankesat kundër gjyqtarëve dhe akuzat për një konkurrim të paracaktuar e të korruptuar. Portieri i dytë i Kilit, Xhoni Herera (38 vjeç), i sulmoi hapur Argjentinën dhe yllin e saj kryesor, Lionel Mesi.

“Duket se ata (argjentinasit) nuk kanë fare skrupuj. Ata nuk kanë të drejtë të ankohen për arbitrat. Argjentina nuk duhej të ishte kualifikuar në Botërorin Rusi-2018, ndërkohë që Mesi u dënua që të mos luante katër ndeshje, kur ofendoi gjyqtarin e ndeshjes me neve. Por, megjithatë, Mesit ia ulën dënimin që të mos luante vetëm një ndeshje, kështu që ai luajti kundër Ekuadorit dhe fitoi. Akush nuk mund ta harrojë se Argjentina ka fituar dy Botërore me hile: një në kohën e diktaturës dhe tjetrin me një gol të realizuar me dorë”, deklaroi Herera.

Sfidanti.al