O Zot, kur do të  gjëndet një klub pa “mëkate” për Balotelin ?

Të paktën kështu të krijohet përshtypja, kur e sheh këtë futbollist, dikur pjesëtar të përfaqësueses italiane, duke u stërvitur me Breshën që sapo është ngjitur në Serinë A.

Në fakt. Baloteli ka kontratë të vlefshme ende me Olimpikun e Marsejës deri më 1 korrik, datë mbas së cilës ai do të bëhet lojtar i lirë.

Ky futbollist 28-vjeçar në disa raste ka thënë se do të dëshironte që karrierën e tij ta mbyllte te Bresha. Gjatë karrierës së tij, ky futbollist kotradiktor ka luajtur me Interin, Mançester Sitin, Liverpulin, Milanin dhe Nisën.

Sfidanti.al